E rëndë në Tiranë/ Pedofili ngacmon të miturën tek shkallët e pallatit. Policia i vihet në kërkim

    0
    283

    Abuzimet seksuale me të miturit kanë përbërë lajme kryesore të këtyre ditëve duke u kthyer në një fenomen shqetësues që kërkon më shumë zë.

    Rasti i fundit është regjistruar në Qesarakë të Tiranës, siç raporton dhe Nevvs24, ku në shkallët e pallatit një person ka kryer veprime të turpshme dhe ka kërkuar favore seksuale ndaj një vajze.

    Për fat të mirë të vajzës në ato momente ka pasur lëvizje në shkallët e pallatit dhe personi është larguar. E hutuar, e gjendur para një të panjohuri e mitura i ka rrëfyer të ëmës ngjarjen. Kjo e fundit ka denoncuar menjëherë në polici.

    Vajza e mitur u pyet në prani të psikologëve dhe është nxjerrë një identikit i personit të dyshuar. Po punohet dhe me kamerat e sigurisë në zonë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here