Studimi i fundit: Kjo është grupmosha më e prekur nga COVID-19

0
318

Koronavirusi po prek gjithnjë e më shumë të rinjtë e moshës 18 deri në 34 vjeç në SHBA, sipas një studimi nga Universiteti i Harvardit, botuar në faqen e internetit të revistës mjekësore “JAMA”.

Në studim morën pjesë mbi 3 mijë të rinj dhe sipas ekspertëve 21% u dërguan në kujdes intensiv; 10% në ventilim mekanik dhe 2.7% vdiqën.

Pacientët me mbipeshë dhe të sëmurë me hipertension apo diabet ishin më të rrezikuarit.

Një studim nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, i bërë me pacientët simptomatik nga 11 institucione shëndetësore në SHBA, zbuloi se njerëzit që kishin rezultuar pozitivë me COVID-19 kishin dy herë më shumë të ngjarë të kishin shkuar për darkë në një restorant.

Ndërkohë kryeministri britanik Boris Johnson njoftoi këtë javë se qeveria e tij do të nisë një program ambicioz për të testuar të paktën gjysmë milioni njerëz çdo ditë për koronavirusin, dhe rezultatat e testit do të dalin për disa minuta.

Johnson tha se shpresonte që programi “Hëna”, duke iu referuar simbolikisht uljes së parë në Hënë, do të fillojë të zbatohet në fund të vitit dhe do ta kthente Britaninë në një lloj normaliteti. Po ashtu kryeministri Britanik do të nxjerrë një urdhër të ri që ndalon mbledhjen e më shumë se 6 njerëzve se bashku, ndërsa vendi po përjeton një rritje me gati 3 mijë raste të reja me koronavirus, çdo ditë në javët e fundit, shifrat më të larta ditore që nga maji.

Universiteti “Johns Hopkins” raportoi se ka më shumë se 28 milionë raste me COVID-19 në të gjithë botën dhe më shumë se 900 mijë vdekje. SHBA është në vend të parë për numrin e infeksioneve me pothuajse 6,4 milionë raste dhe më shumë se 191 mijë vdekje./VOA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here