Rama vizitë zyrtare në Athinë, takim me homologët Mitsotakis dhe Dendias

0
324

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Athinës më 15 dhe 16 shtator në cilësinë e kryetarit të OSBE-së. Bëhet e ditur se ai do të takohet me homologun grek Kyriakos Mitsotakis dhe ministrin e Jashtëm Nikos Dendias.

Siç raportohet në mediat greke, Rama do të marrë pjesë në një konferencë me temë “Evropa: Përforcimi i kohezionit në kohë të trazuara” ku do të diskutohet për menaxhimin e krizës së koronaviorusit

Kjo vizitë e Ramës vjen në kohën kur në vend po zhvillohet debati lidhur me deklaratën e kryeministrit helen se Greqia do të zgjerohet me 12 milje në detin Jon. Një ditë më parë Rama tha se nuk ka marrëveshje.

“Marrëveshja quhet kur ekziston. Duhet të ketë firma, vula dhe jo vetëm kaq por ajo nuk është e vlefshme edhe me firma e vula derikur kalon në disa etapa. Nuk quhet nëse nuk kalon Kuvendin dhe Presidentin. Presidenti aktual ushqehet shumë me thashetheme, dhe një komb i tërë u përfshi në një thashethem të krijuar nga hiçi. Mitsotakis nuk ka folur fare në ujrat që janë objekt i kësaj negociate por ka folur për një parim dhe nuk është i aplikueshëm me Shqipërinë, sepse nuk përmbushen kushtet. Siç e cituar ju, konventa thotë që të gjitha shtetet kanë të drejtën sovrane për t’u zgjeruar me 12 milje. Ai ka folur kur po ratifikohej marrëveshja me Italinë. Këtu plas peshku në një formë që është aq haluçiante saqë të duket vetja sikur jeton në foltoren e Ollgës”, eshte shprehur Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here