Rudina Hajdari në krye të partisë?/ Nisma Thurje bën deklaratën që nuk pritej: Do të jetë një artist i madh

0
313

Përfaqësuesi i “Nismës Thurje”, Pano Soko ka komentuar ngritjen e partisë së re ku pjesë e tyre do të jetë dhe deputetja Rudina Hajdari.

Soko ka thënë se partia e tyre do të ketë një kryetar honorifik që do të jetë një personazh shumë i dashur për publikun shqiptar, mund të jetë një artist i madh, duke lënë të nënkuptuar që nuk do të jetë Rudina Hajdari kryetarja e partisë.

“Po bëmë një parti me kryetar, s’do kemi ndryshim nga këto. S’kanë çfarë na duan ne shqiptarët, drejtimi do të jetë kolegjial, s’ka një drejtues nga “Nisma Thurrje”. Do të kemi një kryetar honorofik, Rudina s’ka ardhur me qëllimin të marrë drejtimin.  Kryetari do të jetë një personazh shumë i dashur për shqiptarët, ne titull honorofik, mund të jetë një aktor i madh, artist i madh. Nuk do të gremë një lëvizje për të ngritur kultin e individit. Bashkëpunimi me Hajdarin kemi pasur që me hapjen e listave, jemi në të njëjtën trajektore, nuk ka ndodhur një bashkim, kemi kërkuar në vetvete të njëjtën gjë, hapja e listave është mjet, qëllimi është përfaqësimi në parlament, ndryshimi i atyre që janë aty. Jo më kriminel të paaftë, dallkaut. Se mbaj mend se kush ka nisur bashkëpunimin”, tha Soko në Report tv.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here