Marrëveshja në SHBA/ Reagon Joe Biden dhe jep mesazhin e prerë: Kosova duhet të jetë e pavarur dhe jo pjesë e Serbisë

0
312

Kandidati demokrat për president të SHBA-së Joe Biden ka komentuar shkurtimisht arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.

I pyetur nga gazetarët për marrëveshjen, Biden është shprehur se nuk e di për çfarë është saktësisht marrëveshja, por sidoqoftë “Kosova duhet të jetë shtet i pavarur, jo pjesë e Serbisë”.

“Nuk e di cila është marrëveshja. Ajo ç’ka mund të them në lidhje me Kosovën dhe Serbinë është se Kosova duhet të jetë shtet i pavarur, jo pjesë e Serbisë”,  tha Biden.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here