Qeveria propozon uljen e moshës për mbajtjen e armëve, kategoritë që përfitojnë

0
274

Qeveria shqiptare kërkon që të ndryshojë ligjin për armëmbajtjen me lejen e posaçme, duke ulur moshën nga 25 në 22 vjeç.

Mësohet se ligji është hedhur për diskutim publik, me qëllim përafrimin me kuadrin ligjor të BE-së.

Lejohet të pajisen me autorizim për armë të shkurtra të kategorisë “B”, personat që për shkak të detyrës shtetërore ose të rrethanave personale të veçanta janë të ekspozuar ndaj rrezikut për jetën dhe u njihet e drejta e mbrojtjes së veçantë.

Lejet dhe licencat jepen nga Policia e Shtetit dhe autorizimet firmosen nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë. Autorizimet për armë kanë afat 5-vjeçar dhe rishikohen në përfundim të çdo afati.

Kosto fillestare nga buxheti i shtetit për regjistrimin e armëve në pronësi të shtetasve është 55 milionë lekë për prodhimin e autorizimeve digjitale për mbajtjen e armëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here