Google search engine
Home Sport Përcjellje me festë, FSHF event për Silvinjon

Përcjellje me festë, FSHF event për Silvinjon

0
26

FSHF organizoi një event mirënjohjeje dhe falënderimi për ish-trajnerin e ekipit Kombëtar të Shqipërisë, Silvinjo, si edhe për dy zv.trajnerët, Dorival dhe Pablo Zabaleta, për kontributin dhe punën e tyre gjatë tre viteve e gjysmë në krye të kuqezinjve. Në këtë aktivitet morën pjesë Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, administrata e FSHF-së, përfaqësues të medias, ish-futbollistë të Kombëtares, sponsorë dhe bashkëpunëtorë të Federatës.

Presidenti Duka falënderoi stafin teknik për profesionalizmin, përkushtimin dhe mënyrën dinjitoze me të cilën përfaqësuan fanellën kuqezi, duke veçuar si moment kulmor kualifikimin historik dhe pjesëmarrjen e Shqipërisë në Euro 2024. Si shenjë mirënjohjeje, Presidenti i FSHF-së u dhuroi trajnerëve nga një fanellë të Kombëtares me mbishkrimin “Forever”, në vlerësim të kontributit të tyre në historinë e futbollit shqiptar. Në fjalën e tij, Presidenti Duka theksoi se stafi teknik ka lënë gjurmë jo vetëm për rezultatet sportive, por edhe për dinjitetin, përkushtimin dhe mënyrën se si përfaqësuan fanellën kuqezi. Presidenti i FSHF-së sqaroi se ndryshimi i stafit vjen si pjesë e mbylljes së një cikli dhe hapjes së një etape të re për ekipin Kombëtar, jo për mungesë rezultatesh apo motivimi. Në fund, ai shprehu mirënjohje për të gjithë stafin dhe u uroi suksese në karrierë dhe jetë.

“Në këtë histori, keni marrë edhe një pjesë të historisë së Shqipërisë, një pjesë të historisë tonë dhe të Kombëtares tonë, që besoj se është gjëja më e bukur dhe besoj se do t’ju ketë zbukuruar dhe do t’ju mungojë në të ardhmen. Ne jemi sot këtu të gjithë, për t’ju falënderuar për kontributin tuaj në futbollin shqiptar me ekipin Kombëtar, që realisht është simboli i futbollit shqiptar, simboli i të gjithë shqiptarëve”, u tha Duka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here