Google search engine
Home Sport Abrashi pëson dëmtim por me sukses në fushë, Kumbulla sqaron situatën e...

Abrashi pëson dëmtim por me sukses në fushë, Kumbulla sqaron situatën e tij te Majorka

0
32

Lojtarët shqiptarë që luajnë në Spanjë kanë cilësi, por jo të gjithë marrin vlerësime të mira. një dëmtim i gjatë dhe mungesa në fushë ka bërë që Marash Kumbulla të vihet në shënjestër nga mediat, tifozët dhe vetë eksponentë të klubit. Situata e tij në radhët e Majorkës mori një kthesë aspak të këndshme pas deklaratave të trajnerit argjentinas, Martin Demikelis. Ky i fundit, i pyetur rreth mungesave të vazhdueshme të mbrojtësit kuqezi, ka aluduar se nuk dinte arsyen reale pse Kumbulla po e bënte një gjë të tillë. “Nuk di asgjë për Marashin. Për atë që kupton, duhen pak fjalë. Nuk di asgjë për të, e megjithatë di shumë”, ishin fjalët e trajnerit argjentinas i afruar me detyrën e vështirë që të shpëtojë Majorkën nga rënia. Kjo ka mjaftuar që të shpërthejë një lumë akuzash në rrjetet sociale ndaj Kumbullës, i cili mungon prej shumë muajsh në radhët e ekipit me dëmtime të vazhdueshme dhe ka kërkuar edhe leje për t’u trajtuar në aspektin psikologjik nga situata të tilla. Ai është një nga lojtarët më të paguar në klub, i huazuar nga Roma, por kontributi i tij ka qenë minimal në pjesën e dytë të sezonit. Por vetë futbollisti, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, i është kundërvënë çdo akuze, duke bërë të ditur se nuk pranonte asnjë lloj aludimi për mungesë përkushtimi. “Mësova nëpërmjet shtypit për disa lajme dhe komente që vënë në dyshim profesionalizmin dhe përkushtimin tim me Majorkën. Nuk lejoj që të vihet në dyshim përfshirja dhe përkushtim im profesional. Do të ketë një kohë dhe moment që ta sqaroj, por tani të gjitha forcat duhet të jenë të përqendruara te ndeshja e nesërme”, shkruante futbollisti i Kombëtares shqiptare në postimin e tij.

Abrashi dëmtohet por me fitore

Mesfushori shqiptar Amir Abrashi e udhëhoqi Grashoperin drejt mbetjes në elitën e futbollit zviceran në ndeshje të plejautit. Grashoperi fitoi 2:1 ndaj Aaraut të enjten mbrëma në vazhdime dhe e siguroi mbetjen në elitë. Kapiteni 36-vjeçar e përfundoi ndeshjen i gjakosur, pasi u godit në duel me mbrojtësin e Aaraut, Linus Obexer, i cili u përjashtua nga loja pas rishikimit të situatës në VAR. “E dija që duhej të shkoja te topi i pari dhe më pas të fitoja goditje dënimi”, ka thënë Abrashi për atë rast. Abrashi e përfundoi ndeshjen me çarje të buzës dhe u desh të qepej. Këtë e bëri në fushë. “Pata dhembje. Por, ishte goditja më e mirë në karrierë”, deklaroi Abrashi.

Celina gati të rinovojë me AIK në Suedi

Bersant Celina pritet të mbetet te skuadra elitare e Suedisë, AIK. Ai ka deklaruar se dëshiron të vazhdojë me klubin, por ende nuk e ka vazhduar kontratën e cila i skadon pas afro dy muajsh. Celina me AIK-un do të luajnë në udhëtim te Hamarbi të dielën nga ora 14:00, në ndeshjen e xhiros së nëntë. AIK-u është i 10-ti me nëntë pikë pas tetë ndeshjeve. “Kam përgjegjësi. Jam lojtar me eksperiencë dhe dua ta ndihmoj ekipin. Unë kam qenë i qartë me AIK-un, të gjithë e dinë çfarë ndiej për këtë klub. Shpresoj që të qëndrojë”, ka deklaruar 29-vjeçari Celina. Mesfushori me tipare sulmuese iu bashkua AIK-ut në formë huazimi nga Dijoni në verën e vitit 2023, ndërsa gjashtë muaj më vonë u transferua plotësisht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here