“Nuk ka asnjë shenjë për një valë të dytë të Covid-19”, ekspertët tregojnë arsyen e rritjes së rasteve me koronavirus

0
281

Britania nuk po përballet me një valë të dytë të koronavirusit, thonë ekspertët. Sipas “Daily Mail”, Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock, paralajmëroi dje se Mbretëria e Bashkuar duhet të bëjë gjithçka mundet për të ndaluar një valë të dytë, e cila po ndodh në Evropë.

Por ekspertët thanë se komentet e Hancock ishin alarmante dhe se aktualisht nuk ka asnjë shenjë të një vale të dytë në horizont. Të dhënat tregojnë se rastet spitalore gjithashtu nuk po rriten shumë në Evropë, në kundërshtim me pretendimin e Sekretarit të Shëndetësisë.

Numri i personave që shtrohen në spital po zvogëlohet pavarësisht se infeksionet kanë qenë në rritje që kur kufizimet u hoqën në fillim të korrikut. Ekspertët thonë se kjo ndodh për shkak se grupet që infektohen dhe diagnostikohen tani janë krejtësisht të ndryshme nga ato në fillim të pandemisë.

Shkencëtarët thonë se janë të rinjtë që rrisin numrin e infeksioneve dhe ka më pak mundësi që të sëmuren rëndë dhe të përfundojnë në spital.

Profesori Carl Heneghan, një ekspert i mjekësisë në Universitetin e Oksfordit, tha: “Tani për tani nuk ka një valë të dytë. Ajo që po shohim është një rritje e ndjeshme e numrit të njerëzve të shëndetshëm që mbartin virusin, por nuk shfaqin simptoma”.

Hancock tha dje se rastet janë përsëri jashtë kontrollit.

Ndërkohë, shefi i OBSH-së për Evropën, tha se nuk është çudi nëse pranimet në spital rriteshin në nëntor.

Por shkencëtarët kanë hedhur poshtë komentet e Hancock, duke theksuar se vdekjet nuk janë rritur në Francë ose në Spanjë. Ai tha gjihashtu se arsyeja që pranimet në spitale nuk janë rritur në Mbretërinë e Bashkuar “thjesht pasqyron rritjen e testimit”.

Statistikat thonë se zgjerimi i kapacitetit të testimit do të thotë që infeksionet po gjenden më lehtë sesa në fillim të pandemisë.
Frika e qeverisë se Britania do të përballet me një valë të dytë të koronavrusit nuk është mbështetur nga të gjithë shkencëtarët.

Ekspertët thonë se rritja e rasteve pritej gjithmonë kur vendi u rihap dhe kur të rinjtë u kthyen në punë apo në mjediset shoqërore.

Profesori Laërence Young, një virolog dhe onkolog në Universitetin e Ëarëick, tha: “Nuk ishte e papritur që dalja nga izolimi dhe kthimi në aktivitetet e mëparshme do të rezultonte në më shumë infeksione. Unë mendoj se pyetja është: ’kur u bënë kulmet lokale të infektimit me koronavirus një valë e dytë?’”.

Ekspertët kanë pranuar se shpërthimet në Angli nuk do të thotë domosdoshmërisht që Mbretëria e Bashkuar po shkon drejt një vale të dytë dhe rritja e rasteve nuk pasqyron një rritje të infeksioneve në të gjithë vendin.

Dr. Duncan Young, një profesor i mjekësisë së kujdesit intensiv në Universitetin e Oksfordit, tha: “Ka shumë mundësi që rritja e rasteve të lidhet kryesisht me rritjen e testimit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here