Ndryshime në qeveri 7 muaj para zgjedhjeve, ish ministri i Ramës: Është normale

0
37

Ish ministri i Shëndetësisë dhe deputet i Partisë Socialiste Ilir Beqaj nuk e përjashton mundësinë e ndryshimeve në qeveri edhe pse jemi shtatë muaj para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.

Duke folur në RTSH 24 ai thotë se ndryshimi është diçka normale dhe se fushata defacto ka nisur.

“Ne e kemi pranuar prej kohësh që propozimet për ndryshime të jenë ekskluzivitet i Kryeministrit. Nuk e përjashtoj, por nuk kam asnjë informacion se çfarë ka në këndvështrimin e tij Kryeministri. Me rëndësi është fakti që në këtë periudhë na duhet që të përshtasim ne si mazhorancë qeverisëse marrëdhëniet me Qeverinë, me procesin e miratimit të ligjeve dhe të përgatitemi për t’iu përshtatur fushatës së re elektorale, që është edhe me lista të hapura, në situatën e Covid”, deklaroi ai.

Megjithatë, ish-ministri i Shëndetësisë nënkupton se ndryshimet në këtë periudhë, pak muaj nga zgjedhjet dhe koha që ato do të kërkojnë për t’u familjarizuar mund të shtojnë sfidat e administratës publike.

“Për mua janë dy momente. Janë 7 muaj realë para fushatës. Do të kishte edhe kohën e vet të adaptimit të ndryshimit që mund të krijonte problemet e veta qoftë në funksion të mbylljes së vitit, Së dyti, përshtatja me normalitetin e ri do të krijojë edhe ajo problemet e veta. Megjithatë, në një botë që ndryshon, ndryshimi është konstant. Pra, në kushtet ku gjithçka po ndryshon prej Covid-it s’ka pse të përjashtohet edhe ndryshimi i një grupi qeverisës”, u shpreh Beqaj.

Leave a Reply