COVID-19, ja sa ka shkuar numri i të infektuarve dhe viktimave në të gjithë botën

0
264

Numri i të prekurve me koronavirus në të gjithë botën e ka kaluar 26 milionë ndërsa ai i viktimave po arrin shifrën 900 mijë.

Vendet më të prekura janë SHBA, Brazili dhe Meksika, ndërkohë që edhe shtete si India apo dhe shtetet në Europë po shënojnë sërish një rritje të numrave.

Aktualisht në SHBA janë 6,291,032 të infektuar dhe janë shënuar 189,991 vikitma. Në Meksikë numri i viktimave ka shkuar në 65,816 ku vetëm në 24 orët e fundit kanë vdekur 575 pacientë me Covid-19.
Gjithashtu edhe Brazili është në gjendje shumë të rënduar, pasi shifrat janë shumë të larta për çdo ditë. Deri më tani numërohen 123,899 viktima dhe 4,001,422 milionë persona të infektuar.

Edhe Rusia po përballet me raste të shumta të pacientëve me koronavirus, ku deri më tani janë regjistruar 1,009,995 të infektuar, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 17,528 persona.

Sa i përket Europës, në Itali janë shënuar 35,497 viktima dhe në Francë 30,686 ndërsa qeveria ka vendosur të lehtësojë masat e izolimit, sakaq në Spanjë kanë humbur jetën 29,194 persona.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here