Si u formua në Boston kompania “American-Albanian trading company”, çfarë shkruante France-Orient në 1921-in

0
414

Revista ekonomike dhe financiare “France-Orient” ka botuar, me 1 korrik 1921, në faqen n°12, një shkrim në lidhje me krijimin asokohe të një kompanie amerikano-shqiptare në Boston, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Për zhvillimin e tregtisë

Shpallet në Boston, SHBA, themelimi i një kompanie me kapital prej 50,000 dollarësh, e përbërë tërësisht nga shqiptarë. Kompania e re e quajtur “Shoqëria Tregtare Amerikano-Shqiptare” synon të shfrytëzojë pasuritë natyrore të Shqipërisë, të zhvillojë atje biznesin e importit, eksportit dhe të transporteve detare.

Anastas Sandele (Pandeli), kryetari i Shoqërisë Pan-Shqiptare Vatra, e cila ka selinë e saj në Shtetet e Bashkuara dhe z. Georges Fred Williams, ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara, në Athinë, marrin funksionet e Presidentëve.”/Darsiani.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here