Finalizohet me sukses operacioni ‘Porosia’/ Arrestohen 6 persona në Bulqizë, zbardhen emrat

0
65

Në kuadër të operacionit të koduar ‘Porosia’ gjashtë persona janë në Bulqizë për shpërndarje të lëndëve narkotike. Të arrestuarit janë; Renato Allushi 22-vjeç, Denis Perkoxha 22-vjeç, Ramiz Perkoxha 24-vjeç, Ferdinad Maha 32-vjeç, Avni Doda 25-vjeç dhe E. Xh., 15 vjeç, të gjithë banues në Bulqizë.

Nga hetimet ka rezultuar se këta persona në bashkëpunim me njëri – tjetrin shpërndanin në doza të vogla të lëndëve narkotike në qytetin e Bulqizës dhe zonën përreth saj si dhe kishin tendencë kriminale për kultivim të bimëve narkotike.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia u janë gjetur doza me lëndë narkotike kanabis, gati për shitje, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Policia në bashkëpunim me Prokurorinë Dibër vijojnë hetimet për kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Leave a Reply