Zbardhet lista e Kombëtares/ Reja zbulon emrat e futbollistëve që do të luajnë për Shqipërinë në dy sfidat e shtatorit

0
484

Trajneri i Kombëtares kuqezi, Edi Reja ka bërë publike listën e lojtarëve të grumbulluar për dy sfidat e shtatorit në Ligën e Kombeve.

Shqipëria do të luaj në transfertë me Bjellorusinë në 4 shtator dhe në Tiranë me Lituaninë në 7 shtator.

Në listë bie në sy afrimi i talentit të Inter, Ramën Çepele dhe mesfushorit Qazim Laçi që më herët ka mbajtur shiritin e kapitenit te Kombëtarja Shpresa. Në listë dhe Armando Broja e Kamberi, teksa rikthehet pas afro 15 muajsh Sadiku. Në listën e italianit janë 28 futbollistë.

Lista:

Portierë: Thomas Strakosha, Etrit Berisha, Alban Hoxha

Mbrojtës: Elseid Hysaj, Berat Gjimshiti, Kastriot Dermaku, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla, Lorenc Trashi, Hysen Memolla, Ramën Çepele, Ermir Lenjani, Frederic Veseli, Enea Mihaj

Mesfushorë: Klaus Gjasula, Keidi Bare, Odise Roshi, Qazim Laçi, Lindon Selahi, Myrto Uzuni, Ylber Ramadani, Amir Abrashi

Sulmues: Armando Sadiku, Armando Broja, Bekim Balaj, Florian Kamberi, Rey Manaj, Sokol Cikalleshi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here