U arrestuan për korrupsion/ Gjykata e Korçës merr vendimin për 2 zyrtarët e lartë

0
294

Gjykata ka vendosur masën “Arrest me burg” për drejtorin dhe specialistin e tatimeve Korçë.

Thoma Tontozi 58 vjeç, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Korçë dhe Stjuart Bardhoshi 39 vjeç, me detyrë specialist i regjistrimit pranë Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Korçë, janë lënë në ‘Arrest me burg” pasi akuzohen për marrje rryshfeti dhe shpërdorim detyre.

Hetimet për këtë procedim penal janë kryer nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Korçë, intesivisht për një muaj dhe gjatë finalizimit të operacionit, janë gjetur dhe sekuestruar një sasi vlere monetare dhe dokumentacion që vërteton implikimin e dy punonjësve në veprimtari korruptive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here