Adrola Dushi vë pikat mbi ‘i’: Nuk do ta lë kurrë Amerikën për…

0
357

Lajmi i fundit që qarkulloi sot në mediat rozë ishte ai i ndarjes së Adrola Dushit nga biznesmeni kosovar Albin Gashi, ndërkohë që prej kohësh po flitet dhe për një histori mes saj dhe Capital T.

Por mesa duket modeles i kanë ardhur në majë të hundës të gjitha këto dhe ka vendosur të reagojë njëherë e mirë për ato që thuhen lart e poshtë.

“Asnjëherë nuk kam reaguar mbi shkrimet e ndryshme që bëhen nëpër portale pasi të gjithë e dimë si janë, por meqë po përsëritet shpesh e njëjta histori detyrohem për ta sqaruar njëherë e përgjithmonë: Do të flas sot për herë të parë dhe të fundit meqenëse prej muajsh, mediat po e bëjnë tërkuzë për interesa të s’di se kujt. Që prej ditës që u zhvendosa për të jetuar në SHBA, nuk e kam menduar kurrë ta lë Amerikën për ndonjë arsye…Shqipëria është vendi im dhe vij çdo vit, disa herë në vit, sepse atje kam njerëz që i dua shumë. Ditëlindjen e kam festuar vetëm me miqtë e mi të ngushtë… Të gjitha çfarë lexoni vërdallë janë pjellë e fantazisë së të tjerë njerëzve, shumë larg realitetit tim. Shëndet e të mira! Adrola”- shkruan modelja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here