Parku natyror Korab-Koritnik ndër më të vizituarat e verës, gazetari i kërkon qeverisë…

0
34

Parku natyror Korab-Koritnik ka qenë ndër më të vizituarit e kësaj vere, ku në vetëm dy muaj ishte destinacion i mbi 2 mijë turistëve.

Ekosistemi natyror malor “Parku natyror Korab – Koritnik “, ka një sipërfaqe prej 55,520 ha, pjesë e Rajonit Alpin, i përfshirë në rajonet e Kukësit dhe Dibrës. Vargmali Koritnik – Gjallicë – Korab, është i vendosur në pjesën verilindore të territorit shqiptar dhe shtrihet nga kufijtë me Kosovën, deri në malin e Deshatit, në pjesën jugore të vendit, duke u kufizuar me Maqedoninë. Ai është pjesë e rajonit Malor Qendror, të ashtuquajtur Alpet Shqiptare Lindore. Masivi në fjalë ka shumë maja malesh të ndërprera herë pas here nga tektonika radiale, që përfundojnë në formën e grykave apo të luginave.

Parku Korab – Koritnik strehon 25 Monumente Natyrore (Kategoria e tretë e zonave të mbrojtura në Shqipëri).

Turizmi malor në Kukës po njeh tashmë një hov të ri dhe falë guidave të realizuara nga njerëz që e dashurojnë këtë vend dhe këtë lloj aventure, të tillë si gazetari Ermal Hallaçi.

Ai bën një apel për autoritetet që të japin grante për ngritjen e shtëpive pritëse apo bujtinave në zonat e Shishtavecit dhe Grykë-Cajës. Ai propozon dhe ngritjen e degës së arsimit profesional në Kukës për hoteleri-turizëm si dhe aksesin në pikën kufitare të Shishtavecit dhe për turistë të huaj apo vizitorë nga të dy anët e kufirit duke i dhënë kështu një hov të ri zhvillimit të kësaj zone.

Leave a Reply