Google search engine
Home Aktualitet Informacione të hollësishme për rastet klinike dhe protokollet mbi pacientët, OBSH detaje...

Informacione të hollësishme për rastet klinike dhe protokollet mbi pacientët, OBSH detaje pas vizitës te ‘Shefqet Ndroqi’

0
318

Drejtoresha për Shqipërinë e OBSh-së, Bettina Menne vizitoi të mërkurën Spitalin COVID2 – Spitali Universitar Shefqet Ndroqi Sanatorium – në Tiranë dhe pati një diskutim të thelluar me drejtorin e këtij spitali, Prof. Dr. Perlat Kapisyzi.

Siç thuhet në njoftimin e shpërndarë nga OBSH në Shqipëri, Dr. Menne u informua në hollësi mbi punën e spitalit, sfidat që stafi i tij përballon si edhe mbi nevojat që shtrohen.

Drejtori i Spitalit COVID2, Prof. Dr. Kapisyzi i shpjegoi përfaqësuesve të OBSh-së se si kjo njësi ja ka dalë të rrisë numrin e shtretërve, hapësirat e nevojshme, kapacitetet e shërbimit dhe stafin, tërësisht të dedikuar për rastet me COVID-19.

“Ne planifikojmë të rrisim sa më parë kapacitetet e njësisë së terapisë intensive” – tha Dr. Kapisyzi.

‘Drejtoresha për Shqipërinë e OBSh-së, Dr. Bettina Menne pyeti hollësisht për menaxhimin e rasteve klinike dhe të protokolleve të përdorura për pacientët.

Në takim u diskutuan edhe nevojat për burime njerëzore, planet e kapërcimit të gjendjes, mundësitë për rritjen e kapaciteteve të testimit dhe pajisjeve të tjera diagnostike të disponueshme në spital.

Ekipi i OBSh-së vizitoi gjithashtu edhe pavionin e COVID-19 si dhe njësinë e terapisë intensive’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here