Lirohet vajza që rrahu shoqen, Rita dhe Noja në proces divorci prej…

    0
    922

    “Detyrim paraqitje” ka dhënë gjykata e shkallës së parë në Shkodër duke liruar nga paraburgimi shtetasen Margerita Gjoni e cila u arrestua si e dyshuar për veprat penale “Kanosja”, “Heqja e të drejtave të lirisë” dhe “shkatërrim prone” pasi shfaqje në një video duke rrahur ish-shoqen e saj Brisilda Rroku.

    Ka qenë vetë prokuroria, përmes drejtuesit të prokurorisë së Shkodrës Albert Murçaj që ka kërkuar masën lehtësuese “detyrim paraqitje” për shkak se tre veprat penale ndaj Margerita Gjonit futen më shumë tek kundravajtja penale.

    Në sallën e gjyqit gjatë masës së sigurisë shtetasja Margerita Gjoni nuk ka pranuar që të japë dëshminë e saj ndërsa ai që ka folur është avokati mbrojtës Besmir Kolçi.

    Në emër të klientes së tij avokati deklaroi se dy shtetaset Margerita Gjoni dhe Brisilda Rroku kanë qenë shoqe të ngushta.

    “Për dy vite e ka mbajtur në shtëpi Brisildën pasi kanë qenë shumë shoqe. Margerita në momentin kur ka mësuar lidhjen intime mes shoqes së saj Brisilda me bashkëshortin Ndue Preka me të cilin është në process divorci është tronditur për shkak të atyre veprimeve dhe nuk e ka përballuar emocionalisht. Margerita është penduar për dhunën e ushtruar ndaj shoqes së saj por për momentin kur ka mësuar se çfarë ka ndodhur mes tyre e ka goditur sepse nuk e ka pritur kurrë se mund të ndodhte një gjë e tillë për shkak të shoqërisë së afërt mes tyre. Margerita i ka dhënë për të ngrënë, i ka dhënë rrobat e saj gjatë këtyre dy viteve kur e mbajtur në shtëpi ndaj për momentin është tronditur. Margerita dhe Ndue janë në proces divorci që më përpara por pavarësisht kësaj nuk e ka menduar se shoqja mund t’ia bënte një gjë të tillë”.

    Shtetasja Margerita Gjoni dhe Ndue Preka (Noja, sic i thote vajza ne video) zyrtarisht kanë qenë të martuar ndërsa prej tre muajsh janë në proces divorci përpara se të ndodhte marrëdhënia intime e bashkëshortit të saj me ish-shoqen e ngushtë Brisilda Rroku.

    Ndërkohë sa i përket videove që janë publikuar në rrjetet sociale pala mbrojtëse deklaroi se nuk është Margerita ajo që i ka dërguar por një person tjetër i familjes së saj.

    Pasi vetë prokuroria kërkoi “detyrim paraqitje”, gjyqtarja Irida Kacerja pranoi këtë kërkesë duke liruar nga paraburgimi Margerita Gjonin. Prej ditësh tri video të ndryshme të dy vajzave kanë marrë vëmendjen e rrjeteve sociale duke u bërë virale.

    Policia arrestoi fillimisht Margerita Gjonin si e dyshuar për tri vepra penale por prokuroria dhe gjykata mendojnë se janë kundravajtje penale, pra mund të dënohet me gjobë duke lënë të lirë 30 vjeçaren.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here