Nxori nga qelia të dënuarin me burgim të përjetshëm/ KLGJ merr në shqyrtim kërkesën për shkarkimin e gjyqtarit të Korçës

0
268

KLGJ ka marrë në shqyrtim kërkesën e ILD për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Korçës Markelian Kuqo.

Hetimi disiplinor ndaj gjyqtarit Markeljan Kuqo lidhet me lirimin nga burgu të një të burgosuri më dënim të përjetshëm.

Në shkurt të vitit të kaluar urdhëroi lirimin me kusht të të dënuarit Gerd Gjinararin.

I arrestuar në Itali në vitin 1997 dhe më pas i dënuar me burgim të përjetshëm, Gerd Gjinarari, e pa veten jashtë qelisë, vitin e shkuar pasi në 14 shkurt gjykatësi i Korçës Markelian Kuqo pranoi kërkesën e tij për lirim me kusht.

Në Itali, Gjinarari, u akuzua për disa vepra penale, nga vrasja te armëmbajtja pa leje, trafik lëndësh narkotike dhe kryerje të krimit nga banda të armatosura. Prej vitit 2014 ai po vuante dënimin në Shqipëri, në burgun e Drenovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here