Kërkuan rikthimin e saj në PD dhe i dërguan e-mail-in e përzgjedhjes si kandidate për deputete, vjen përgjigjja ‘bombë’ e Jozefina Topallit

0
269

Formulari i përzgjedhjes së kandidaturave për deputetë e kryebashkiakë nga radhët e PD iu dërgua një ditë më parë edhe Jozefina Topallit. E pyetur nga A2 nëse do pranojë kandidimin, Topalli tha: “Vendi ynë është në udhëkryq. Një qeveri e zhytur në skandale dhe një opozitë false ia kanë vështirësuar jetën qytetarëve shqiptarë. Unë jam prekur nga propozimet e demokratëve për mua. Unë i jam mirënjohëse. E di që ata duan të sjellin ndryshim dhe vendi ka nevojë për ndryshim. Ka nevojë për idealistë, njerëz të ndershëm e të pakompromisë si ata. Formularët janë një fyerje për çdo demokrat dhe komisioni është një truk i Lulzim Bashës për të hedhur hi syve. Nuk besoj se një forcë politike demokratizohet përmes formularëve. Kriza i ka rrënjët pikërisht në marrjen peng të forcave politike. Ndaj dhe beteja duhet filluar aty. Partitë duhet të çlirohen nga kryetarët dështakë e dezertorë. Një drejtim i ri me njerëz të pa korruptuar do sillte shpresë për vendin. Uroj që të rinjtë të bashkohen për të filluar ndryshimin”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here