“Frymëzim për të frenuar dramën e shpopullimit”, Meta kujton Nënë Terezën në 110-vjetorin e lindjes

0
242

Kreu i shtetit Ilir Meta ka përkujtuar shenjtoren Terezë, në ditën e saj të lindjes.

Ai thotë se vepra e saj është frymëzim për të shfrenuar dramën e shpopullimit në vend dhe të gjithë bashkë të rikthimit të shpresës për një jetë dinjitoze.

POSTIMI I METES

Si sot, 110 vite me parë, lindi Shën Nënë Tereza, simboli shqiptar e botëror i humanizmit e solidaritetit njerëzor, e cila me forcën e dashurisë dhe dhembshurisë së saj hyri në zemrat dhe fitoi respektin e miliona njerëzve në mbarë botën, duke i dhënë nder e krenari kombit shqiptar në kohën më të vështirë.
Vepra e Shën Terezës është sot më shumë se kurrë frymëzim për t’u përkushtuar me dashuri ndaj njerëzve në nevojë, të braktisurve e të sëmurëve, për të bërë gjithçka duhet për këdo që ka nevojë për ndihmë, solidaritet e përkrahje sociale, si dhe për t’u angazhuar fuqimisht e të gjithë bashkë për rikthimin e shpresës për një jetë dinjitoze, për punësimin e qytetarëve, zhvillimin ekonomik të vendit dhe frenuar dramën e madhe të shpopullimit.
Me porositë dhe urtësinë e Shën Terezës të udhëhiqemi për t’i shërbyer me përulësi çdo qytetari dhe së ardhmes europiane të Shqipërisë dhe kombit shqiptar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here