Del ekspertiza mjeko-ligjore për Enisa Doda, autori nuk pranon të flasë para hetuesve

    0
    325

    Ekspertiza mjeko-ligjore për 17-vjeçaren e mbytur në Velipojë thotë se në trupin e vajzës nuk ka pasur shenja dhune. Enisa Doda u gjet e pajetë nga peshkatarët rreth 700-800 metra larg bregut.

    “Vajza nuk ka shenja dhune. 17-vjeçarja ka humbur jetën nga mbytja. Vajza kishte shenja se i ishte bllokuar frymëmarrja”, thuhet në rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore.

    Ndërkohë, mësohet se i arrestuari për ngjarjen e rëndë, 25-vjeçari Indrit Bajraktari ka pranuar të flasë para hetuesve. Ai ka thënë para hetuesve se do të flasë vetëm në gjyq për ngjarjen.

    25-vjeçari Bajraktari u arrestua një ditë më parë, ndërsa dyshohet se ka dalë në breg pa e ndihmuar të renë. Ai ishte future në det me motor uji së bashku me 17-vjeçaren, kur kjo e fundit është rrëzuar, duke humbur jetën në det.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here