VIDEO- Drogën dhe armën i kishte fshehur në bodrum, si ra në pranga lazaratasi

    0
    262

    Një 54-vjeçar nga Lazarati është arrestuar nga policia në sajë të operacionit të koduar “Sopoti” në lagjen “Përroi Selime” të këtij fshati.

    Gjatë kontrollit policia i gjeti atij të fshehur në një vend të përshtatur si bodrum kanabisi, armë dhe municione, ndërkohë që bimë të mbjella janë konstatuar në shtëpinë e tij.

    NJOFTIMI I PLOTE

    Lazarat, Gjirokastër.

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Sopoti”.

    Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Gjirokastër.

    Sekuestrohen armë, municione dhe lëndë narkotike.

    Vihet në pranga autori.

    Strukturat e DVP Gjirokastër në vijim të punës së pandërprerë për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se në lagjen “Përroi Selime”, Lazarat, një shtetas dispononte armë zjarri, lëndë narkotike organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Sopoti”.

    Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. B., 54 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.

    Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit SH. B., në një vend të përshtatur në bodrumin e shtëpisë, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë, 4 krëhëra, 900 fishekë, një sasi prej 15.5 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva (në trajtë pluhuri dhe mbetje bimore) të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

    Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar u konstatuan dhe disa bimë të kultivuara në oborrin e banesës së tij.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here