Të tjera detaje nga ekzekutimi e Gledis Krajës/ “Jua q… ropt, motrat, unë ju vras të gjithëve, jam nipi i…”, si i kërcënoi Stjuart Smakaj efektivët në 2015-ën

0
719

23-vjeçari Stjuart Smakaj që sëbashku me vëllain sebastianin vranë aksidentalisht Gledis Krajën kanë qenë përfshirë në një konflikt me disa efektivë të Policisë së Shkodrës.

Kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 2015. Gazetari Elton Qyno shkruan se Stjuart Smakaj ka dhunuar dhe ofenduar efektivët e policisë, si dhe i ka kërcënuar, duke përdorur emrin e dajës së tij, Mehdi Ivziku. Ky i fundit njihet si një person problematik në qytetin e Shkodrës.

Policia ka zbarkuar në banesën e Mehdi Ivzikut, djaës së dy vëllezërve Smakaj, në muajin mars të vitit 2019, për kontroll dhe për ta marrë në pyetje në lidhje me vrasjen e vëllezërve Ibrahim dhe Astrit Bilali.

Stjuart Smakaj është dënuar edhe me dy vite burg me vendim të gjykatës në vitin 2016, për kundërshtim të forcave të policisë, ku i riu u dënua me dy vite burg. Ai u vu në pranga bashkë me dy shokët e tij, Nikola Curgu dhe Noel Bajrami.

Qyno shton më tej se gjatë shoqërimit në polici, Smakaj ka kërcënuar efektivin e policisë, duke përdorur emrin e Mehdi Ivzikut.

“Jua q… ropt, motrat, unë ju vras të gjithëve, jam nipi i Medi Ivzikut,”- mësohet të ketë thënë ai.

Efektivi i policisë që e ka shoqëruar në 2015-ën, Idlir.V, ka thënë se është goditur me grusht dhe ofenduar nga Smakaj. Gazetari Elton Qyno ka sjellë të plotë edhe rrëfimin e oficerit.

“Ndërhymë në banesën ku ndodhej Smakaj me shokët e tij, pasi po bënin shumë zhurmë. Në momentin që u afruam te banesa, pamë dy prej djemve që ishin shtrirë në dyshek. Nga frika se mos kishin ndonjë send të paligjshëm, iu kërkuam që të çohen, por në këtë moment, Smakaj tha:“…pse të çohen, ca pune keni ju, po të mos çohem çfarë bëni ju, mos na e rruani fort k…’etj, por më pas njëri prej tyre (që më pas e identifikuam si Nikola Curgu), filloj të grihej.

Në momentin kur Nikola po ngrihej, personi tjetër që ishte i shtrirë (i identifikuar më pas si Stjuart Smakaj) filloi të na shante me fjalë banale nga familja duke sharë “…jua q…ropt, motrat, unë ju vras të gjithëve, jam nipi i Medi Ivzikut etj..” dhe filloi të na shtynte dhe të bërtiste. Ne u munduam ti qetësonim dhe kërkuam përforcime të tjera. Aty filloi një zenkë ndërmjet tyre dhe nesh ku Stjuart Smakaj në fillim më ka goditur njëherë me grusht në fyturë në pjesën e hundës dhe më pas ka goditur edhe Xhevahir Alinë në pjesën e ballit si dhe ka shtyrë me forcë Redianin dhe Sokolin. Nikola Curgu ka pasur në dorë një send që më është dukur si levë ose çelës anglezë dhe e di se njëherë më ka goditur në shpinë, por nuk e kam fiksuar mirë nëse më ka goditur me grushtë apo me levë.

Personi tjetër i identifikuar më pas si Noel Bajrami e kam parë se ka shtyrë fortë që të gjithëve ne, ndërsa personi i fundit i identifikuar më pas si Albert Merturi nuk ka qenë shumë aktiv dhe është mundësuar që të qetësoj shokët dhe të na ndante. Pas gjithë shtyrjeve me ta, edhe pse nuk pranonin dhe kundërshtonin me force dhe u përplasëm për muresh me ta (ku mua dhe më grisur këmisha e punës) ka ardhur edhe patrulla tjetër (e përbërë nga Afrim Saloviq, Afrim Alushi dhe Mario Ibro) dhe më ndihmën edhe të tyre kemi arritur ti ulnim në pjesën e poshtme, ti prangosnim dhe ti fusnim në makina me qëllim shoqërimin e tyre. Në momentin kur i kemi futur në mjet ka ardhur edhe një person tjetër që ishte babai i Stjuart Smakaj dhe na ofendoi dhe kërcënoi se “…po ma preku ndokush djalin tim, do ja q….ropt më të mirit”. Më pas kemi bërë shoqërimin e të katër personave së bashku me Halil Smakaj, babai i Stjuartit,”- rrëfen efektivi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here