Shkon në 155 numri i të infektuarve në 24 e fundit

0
41

Ministria e Shëndetësisë njofton se 95 pacientë po trajtohen aktualisht në të dy spitalet COVID, ndërsa 12 prej tyre janë në terapi intensive dhe 4 të intubuar.

Po ashtu ne spitalet COVID, po marrin trajtim edhe paciente qe jane negativizuar, por qe kane nevoje per sherbim, si dhe persona qe dyshohet se jane te infektuar.

“Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 95 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 12 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbime të specializuar dhe 12 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Një punë e madhe po bëhet në dy spitalet COVID, ku përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse”, njofton Ministria e Shendetesise.

Leave a Reply