Shkollat do të hapen në shtator/ Vendimi më i fundit për shkollat në gjithë vendin tonë

0
259

Ministra e Arsimit ka bërë me dije se shkollat do të hapen në shtator. Ky është vendim më i fundit. 

Shkollat do të hapen në shtator. 87% e nxënësve dhe mësuesve e kanë kërkuar këtë ndërsa vetëm 13% kanë qenë për mësim online.

Shahini tha se do rihapen shkollat por me një sërë kushtesh dhe protokollesh.

“Bashkitë të nisin përgatitjet për nisjen e shkollave në shtator, të jenë gati me maska dhe higjienizues. Kërkojmë mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë për hapjen e shkollave në shtator”, tha Shahini.

SHKOLLAT DO TË HAPEN

 Ministrja e Arsimit Besa Shahini dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në një komunikim për situatën, arsyetimin tonë dhe masat paraprake që po merren për hapjen shkollave, në kushtet kur të gjitha vendet e botës po diskutojnë këtë çështje delikate dhe kanë zgjedhur rrugë të ndryshme për hapjen e shkollave apo jo pak vende nuk kanë vendosur ende, nëse do t’i hapin.

Çdo hap drejt hapjes së shkollave dhe mbrojtjen e shëndetit nga ky vendim i vështirë, po koordinohet me përgjegjësi maksimale nga institucionet, për garantimin e masave të distancimit social dhe protokolleve të sigurisë, si edhe vlerësimin dinamik të situatës epidemiologjike në vend.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here