Rikthehet Mihal Kokëdhima/ Sulmon sërish turistët me një fjalor të shthurur: Pis, lango, qen hajde këtu po ta mbajti

0
48

Rikthehet Mihal Kokëdhima. Videoja ku Kokëdhima, pronar i restorantit ‘Panorama’ në Porto Palermo, hipte sipër një furgoni me turistë spanjollë dhe i dhunonte, tronditi opinionin publik vitin e kaluar.

Por Mihal Kokëdhima është rikthyer sërish në vëmendje pasi është filmuar duke u bërtitur disa pushuesve që kishin kaluar një gardh në breg të detit në një pronë të zaptuar nga ai.

Mënyra si ai iu flet këtyre personave është skandaloze me fyerje dhe sharje nga më të ndryshmet. ‘Ik nga prona ime gjej rrugën nga te duash, ik ore pis o lango, ore qen hajde ktu po ta mbajti si mund te hipesh mbi gardh une e kam rrethuar ti’ dëgjohet në video Kokëdhima.

Për dhunën kundër turistëve në fund të vitit të kaluar Mihal Kokëdhima, pronari i lokalit të ndërtuar pa leje në Porto Palermo të Himarës “Panorma” u dënua me një vit burg nga gjykata e Vlorës për akuzat e ‘kanosjes’, “dëmtime të tjera me dashje’ dhe ‘shkatërrim prone’.

I gjithë sherri nisi për një ngatërresë në numrin e peshqve të porositur nga familja spanjolle e biznesmenit të njohur spanjoll Eugenio Galdon, themelues i kompanisë ‘ONO’. Por Mihal Kokëdhima nuk ka vënë mend duke u konfliktuar sërish më turistët këtë sezon veror.JOQ

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj