Gjithçka ishte aksidentale!/ Ngjarja në Shkodër merr një tjetër kthesë, kush ka qenë në shenjestër (Detaje tronditëse)

0
230

Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Shkodrës mbrëmjen e kaluar, ku mbeti i vrarë 23-vjeçari, sipas burimeve të Policisë dyshohet se është ekzekutuar nga vëllai i shokut të ngushtë të viktimës.

Të tjera detaje vijnë nga Shkodra pas vrasjes së 23-vjeçarit Gledis Kraja, sipas burimeve dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale, pasi shënjestra ka qenë pronari i një mobilerie.

Mësohet se ngjarja e rëndë ndodhi gjatë një konflikti mes vëllezëve Smakaj dhe disa personave të tjerë, ku i pranishëm ishte edhe Kraja.

Vëllai i autorit të dyshuar ka qenë shok i ngushtë me viktimën. Nga sa mësohet 23-vjeçari është vrarë gabimisht nga shoku i tij. Autori i dyshuar ka porositur mobilie për shtëpinë në një kompani në Shkodër. Porosia e mobilieve i ka mbërritur poshtë pallatit në lagjen Qafëhardhi dhe në atë moment autori i dyshuar ka nisur një debat për parkimin e kamionit, që kishte sjellë mobiliet, për shkak se ishte bllokuar rruga.

Më pas, aty ka mbërritur edhe pronari i kompanisë së mobilieve, me të cilin autori i dyshuar ka vazhduar debatin. Më pas, shtetasi Sebastian Smakaj dyshohet se ka shkuar dhe ka marrë armën e zjarrit tip automatik kallashnikov dhe ka ardhur në drejtim të vendit ku ka debatuar.

Aty dyshohet se ka nisur që të qëllojë në drejtim të pronarit të mobilieve, por gabimisht një plumb ka kapur në shpatulla shokun e tij, Gledis Kraja, i cili humbi jetën në spital. Madje viktima ka qenë duke ndihmuar shokun e tij në debatin që kishte me kompaninë e mobilieve, por mbeti i vrarë gabimisht nga shoku i tij, i cili ka shtënë me 14 plumba në total.

Viktima në momentin kur mbeti i plagosur është dërguar në spital nga vëllai i madh i autorit të dyshuar. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit të dyshuar dhe vëllait të tij. Autori i dyshuar është kampion në sportin e arteve marciale taekëondo, kurse viktima ka qenë ish-futbollist me ekipe të ligës amatore, ndërsa ka provuar të jetë pjesë edhe e Adës së Velipojës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here