“Hetime 18 mujore”/ Një ditë pas vendimit të SPAK, Policia vë nën sekuestro 26 pasuri të Ylli Ndroqit

    0
    251

    Një ditë pas vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit për sekuestrimin e 26 pasurive të Ylli Ndroqit, Policia e Shtetit ka ezkektuar vendimin, duke i vënë ato nën sekuestro.

    Policia sqaron se pasuritë e Ylli Ndroqit janë vënë nën sekuestro pas një hetimi prej gati 18 muajsh për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive, pasi dyshohet se janë përfituar në mënyrë të paligjshme.

    Njoftimi i policisë:

    Finalizohet me sukses puna hetimore proaktive afro 18-mujore, për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive që dyshohet se janë përfituar në mënyrë të paligjshme.

    Njësia për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe FLO në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, finalizoi me sukses ekzekutimin e urdhrit për sekuestrimin e pasurive dhe bizneseve të shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu).

    Pas afro 18 muajsh hetime proaktive të kryera nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me homologët dhe agjencitë ndërkombëtare ligjzbatuese, bazuar në provat e grumbulluara, u regjistrua procedimin pasuror Nr. 10 i vitit 2020, në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ngarkim të shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu), si subjekt i ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit te organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.

    Bazuar në Vendimin Nr. 16, datë 01.08.2020, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe urdhrit të ekzekutimit të SPAK-ut, Policia e Shtetit sekuestroi pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme në zotërim të shtetasit Ylli Ndroqi, si më poshtë:

    • Kuotat dhe aksionet e shoqërisë “RENDON OIL” sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi;

    • Kuotat dhe aksionet e shoqërisë “YLDON” sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi;

    • Kuotat dhe aksionet e shoqërisë “DON-UCD” sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi;

    • Kuotat dhe aksionet e shoqërisë “REN-DON” sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi;

    • 80% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “INTERKINEX” sh.p.k, me aksioner shoqërinë “YLDON”, përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi;

    • 80% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “Ecogades Landon Balcan” sh.a, me aksioner shoqërinë “Landon”, përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi;

    • 60% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “ORA” sh.a, në emër të shtetasi Ylli Ndroqi dhe të masës 40% të kuotave në emër të shtetases M. N.;

    • 51% të kuotave të shoqërisë “Landon” sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi;

    • 50% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “P 8 31” sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi;

    • 50% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “ALBANIA BAY MARINE”, me aksioner shoqërinë “YI.DON”, përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi;

    • 30% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “CHANNEL ONE” sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.

    • Pasuria e llojit “apartament”, me sipërfaqe 117 m2, me adresë lagjja nr. 13, Plazh, Durrës;

    • Pasuria e llojit “truall”, me sipërfaqe 300 m2, me adresë Tiranë;

    • Pasuria e llojit “truall”, me sipërfaqe 600m2 dhe një ndërtesë me sipërfaqe 90 m2, me adresë Tiranë;

    • Pasuria e llojit “njësi shërbimi”, me sipërfaqe totale 43.7 m2, me adresë Tiranë;

    • Pasuria e llojit “arë”, me sipërfaqe totale 67.3 m2, me adresë Tiranë;

    • Pasuria e llojit “truall”, me sipërfaqe totale 15 m2, me adresë Tiranë;

    • Pasuria e llojit “truall”, me sipërfaqe totale 300m2, me adresë Tiranë;

    • Pasuria e llojit “truall”, me sipërfaqe totale 2026m2, me adresë Tiranë;

    • Pasuria e llojit “apartament”, me sipërfaqe, 52.3 m2, me adresë Tiranë, në bashkëpronësi me shtetasen M. N;

    • Pasuria e llojit “pyll”, me sipërfaqe totale 100.000 m2, në Tiranë (Lanabregas);

    • Automjeti i tipit autoveturë, marka “Merces Benz”, modeli S600, në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi.

    • Automjeti i tipit autoveturë, marka “Rolls Royce”, modeli PHANTOM, në pronësi të shtetases M. N.;

    Shoqëritë dhe pasuritë e tjera në pronësitë të shtetasit Ylli Ndroqi, në zbatim të ligjit, janë marrë në administrim nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara.

    Policia e Shtetit falënderon homologët dhe agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare për bashkëpunimin dhe koordinimin e veprimeve gjatë periudhës hetimore 18-mujore, me qëllim sigurimin e provave për burimin e të ardhurave për përfitimin e pasurive nga shtetasi Ylli Ndroqi.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here