Një shekull e gjysmë histori, flakët shkrumbojnë kullën 150 vjeçare në Theth, hetohet për shkaqet

0
40

Zjarr në një kullë mbi 150 vjeçare në Theth. Banesa është në pronësi të shtetasve Nikoll Xharit e Fran Xharit. Zjarri ka rënë në lagjen Gjecaj të Thethit.

Në momentin e zjarrit nuk ndodhej askush brenda banesës. Në atë ndertesë mbi 150 vjeçare gjatë muajve të verës jetojnë rreth 20 persona. Për momentin vetëm banorët aty pranë po mundohen të shuajnë flakët edhe pse është e vështirë.

Të zotët e kullës për momentin nuk ndodhen aty. Arsyet e rënies së zjarrit janë të paqarta. Kjo është kulla e dytë më e vjetër në lagjen Gjeçaj, një ndërtim karakteristik që po dëmtohet nga zjarri.

Leave a Reply