Dosja 339/ Policia shkon për arrestimin e komisionerëve, por has në të papritur, ‘llogaritë’ e SPAK nuk ishin bërë saktë

0
257

SPAK një ditë më parë lëshoi 22 urdhër-arreste, ku mes tyre edhe komisionerë në lidhje me dosjen 339, por zbatimi i tyre ka hasur në të papritura. Ndërsa policia ka vajtur për të ‘arrestuar’ dy prej komisionerëve, është konstatuar se ata kanë ndërruar jetë një muaj më parë.

Bëhet fjalë për komisionerët  Kasem Lala dhe Besim Bregu për të cilë Prokuroria e Posaçme kërkoi arrestimin në kuadër të dosjes 339 për zgjedhjet në Durrës. Sipas SPAK dy komisionerët të cilët kanë ndërruar jetë nuk janë crregjistruar nga familjarët e tyre.

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar një  ditë më parë caktoi masat e sigurimit personal për 22 shtetas.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here