Arrestimi i dy të vdekurve/ Habit kreu i SPAK: Ka ndodhur edhe më parë, një i pandehur vdes edhe në sallën e gjyqit, kishim frikë t’ju shkonim te shtëpia pasi… (Flet për peshqit e mëdhenj)

0
302

Pas publikimit të lajmit se dy komisionerë të PS e PD të përfshirë në dosjen 339, kishin ndërruar jetë, por pavarësisht kësaj, SPAK dhe GJKKO kishin tentuar arrestimin e tyre.

Drejtuesi i SPAK, (Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion), Arben Kraja, e ka komentuar se nuk ka asgjë anormale në urdhërin për të arrestuar dy persona të vdekur.

Kraja u shpreh se ngatërresa ka ndodhur me ç’regjistrimin në gjendjen civile, por edhe me druajtjen për të mos shkatërruar hetimin. Në një intervistë për Fjala.al dhe gazetarin Roland Qafoku, Kraja thotë se oficerët nuk shkonin dot më herët në shtëpi, pasi kishin frikë se mos shkatërrohej hetimi.

INTERVISTA E ARBEN KRAJËS:

Zoti prokuror, si ka mundësi që rezultoi që dy persona kishin vdekur më parë se ju tu dërgonit urdhër-arrestet?

Për gjithë opinionin publik po sqaroj se operacioni në fjalë ka qenë i fshehtë. Ai është bërë në kushte të veçanta dhe duke qenë se personat nuk paraqesin rrezikshmëri ne kemi proceduar në një formë jo publike. Pikërisht këtu ndodhi ajo që mund të ndodhë në këto kushte. Ne nuk mund të shkonim më parë në shtëpitë e tyre për të verifikuar sepe kjo do dëmtonte të gjithë hetimin. Ka patur edhe raste të trjera dhe nuk është probleme shqetësuar. Në momentin që policia shkopi të zbatonte vendimin për arrestim rezultoi që ata kishin ndërruar jetë përpara një muaji. Një i pandehur mund të vdesë edhe në sallën e gjyqit dhe kjo gjë edhe ka ndodhur.

Zoti Kraja, a do ishte më mirë që më parë të bëhej verifikimi i tyre dhe më pës të dërgoheshin urdhër-arrestet?

Jo. E thashë edhe më lart. Nuk mund të shkonim as ne e as policia te shtëpia sepse dekonspirohej aksioni. Operacioni dhe hetimi ishte i fshehtë. Në raste të tjera, këto bëhen me operacione speciale në të cilat angazhohen forcat speciale. Kjo gjë dihet. Ne nuk operuam me forca speciale sepse është karakter tjetër.

A di mbajë përgjegjësi dikush nga SPAK për këtë që ka ndodhur?

Nuk ka pse të mbajë përgjegjësi kush dhe nuk ka ndodhur gjë. Unë po ju sqaroj që në praktikën e punës kjo mund të ndodhë. Pastaj po ju them edhe një fakt. Të dy personat që kishin vdekur nuk janë çrregjistruar nga gjendja civile. Atëheerë se mund ta dinim ne si SPAK që ata kishin ndërruar jetë?

Si do procedohet më tej tani që jemi përpara këtij fakti?

Policia ka shkuar në banesë dhe tashmë ka përgatitur një relacion. Ky do paraqitet në gjykatë dhe gjykata do procedojë sipas asaj që ndodh në kësi rastesh.

Gjithsesi zoti prokuror, mirë fare do ishte që kjo të mos ndodhte. A lë kjo një shije të keqe për SPAK sipas jush?

Sigurisht që kjo gjë ishte mirë që të mos ndodhte. Por ndodhi. Unë nuk kam asgjë për të shtuar përveç atyre që ju sqarova më larg. Unë dhe kolegët e mi jemi të sinqertë dhe të hapur për këtë.

Zoti prokuror kam edhe një pyetje me hetimin. Si ka mundësi që arrestohen me lehtësi peshqit e vegjël dhe ata të mëdhenjtë nuk i kap rrjeta? A do shkojë ky hetim te ata që mund të kenë dhënë urdhra? Sepse nuk beson kush që këtë komisionerët të kenë vepruar pa urdhrin e dikujt më lart.

Ne jemi profesionistë dhe kjo që thoni është ti paragjykosh dhe gjykosh këdo pa patur asnjë provë dhe fakt. Ne jemi duke hetuar dhe nëse rezulton një gjë e tillë ne do procedojmë. Garantojmë dhe sigurojmë të gjithë opinionin se ne jemi duke punuar me përkushtim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here