Zbardhet marrëveshja e firmosur me 12 pika në Këshillin Politik/ Shënimi: Nuk pati konsensus për ndryshimin e sistemit zgjedhor

0
277

Në Këshillin Politik mazhoranca, opozita parlamentare dhe ajo jashtëparlamentare kanë rënë dakord për një marrëveshje për Reformën Zgjedhore e cila përmban 12 pika.

Në marrëveshje përfshihen pikat ku mazhoranca me opozitën kanë rënë dakord, ato që nuk kanë rënë dakord, dhe se kur pikat e marrëveshjes do të hyjnë në fuqi.

Ky dokument në gjuhën angleze është firmosur nga 4 anëtarët e Këshillit Politik, teksa në fund të dokumentit thuhet se nuk ka pasur konsensus sa i përket ndryshimit të sistemit zgjedhor.

Sot pas më shumë se 80 minutash mbledhje në Këshillin Politik si dhe me prezencën e ndërkombëtarëve ku u arrit kjo marrëveshje, nga e cila u pranuan identfikimi biometrik 100% në gjithë vendin, ristruktirimi i KQZ por nuk u pranua qeveria tranzitore apo zëvendësimin e Kolegjit Zgjedhor nga Gjykata Kushtetuese.

Për më tepër marrëveshja nuk mbyllet këtu por vijon me sistemin zgjedhor, ligjet e referendumit dhe financimet politike që do të vijojnë të diskutohen nga Këshilli Politik në ditët në vijim

.

Marrëveshja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore. 5 qershor 2020.

1.Identifikimi elektronik: ODIHR rekomandon një sistem pilot që përfshin jo më shumë se 20 përqind të votuesve që Këshilli propozoi. Sidoqoftë, partitë angazhohen të mbështesin zbatimin e identifikimit elektronik që përfshin 100 përqind të votuesve në zgjedhjet e ardhshme. Teknologjia do të përcaktohet nga KQZ e mbështetur nga ekspertiza ndërkombëtare. Qeveria e Shqipërisë garanton fonde për zbatimin e teknologjisë.

2.KQZ: KQZ-ja do të ketë një zëvendëskomisionar, i cili do të jetë përgjegjës për përcaktimin e qëndrueshmërisë dhe zbatimit të identifikimit biometrik të votuesve. Zëvendësi ka përgjegjësi të barabartë me kryetarin për monitorimin dhe zbatimin e identifikimit biometrik të votuesve. Një ekspert tjetër ndërkombëtar do të mbështesë KQZ-në dhe Zëvendës Komisionerin në trajnimin për zbatimin e identifikimit biometrik të votuesve.

3.KQZ, Struktura e KQZ-së përbëhet nga pesë anëtarë; apeli po ashtu nga pesë anëtarë; dhe një ekzekutiv dhe zëvendësi i tij. Anëtarët do të bien dakord në shumicë. Komisioneri shtetëror do të zgjidhet përmes konsultimeve.

4.Ekipet e numërimit: Dy persona jo-politikë, njëri prej të cilëve numëron ndërsa tjetri ndihmon, duke ndërruar rolet me secilën kuti votimi. Anëtarët e mbetur do të jenë përfaqësues të maxhorancës dhe opozitës. Por mund të jetë edhe rasti që të ketë ndonjë monitorues nga katër partitë kryesore parlamentare që morën rezultatet më të mira nga zgjedhjet e vitit 2017.

5.Qendra e Votimit: Të drejtat dhe përgjegjësitë e dy anëtarë të komisionit janë të kufizuara në të drejtat e monitorimit dhe të kontestimit. Tre të emëruar përmes shortit nga KQZ, do të marrin vendime, ndërsa dy të tjerët do të shërbejnë si asistentë.

6.ZAZ: Do të jetë e njëjta strukturë me qendrën e votimit.

7.Kolegji Zgjedhor zgjidhet nga gjyqtarët që kanë kaluar procesin e Vettingut

8.Ankesat: Procesi i apelit të Kolegjit Zgjedhor mbetet i pandryshuar (d.m.th., ankesat dëgjimore nuk do të shkojnë direkt në Gjykatën Kushtetuese.

9.Depolitizimi: Nuk do të bëhen ndryshime në administratën zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme (parlamentare dhe lokale). Punonjësit e sektorit publik do të kenë të drejtë të jenë pjesë e administratës zgjedhore në zgjedhje (parlamentare dhe lokale) pas votimeve të ardhshme. Reforma e administratës publike në Shqipëri do të theksojë depolitizimin e administratës civile.

10.Miratimi: Të gjitha propozimet e dakordësuara do të hartohen  ndryshime ligjore që do të rishikohen dhe kontrollohen nga Këshilli Politik për t’ja parashtruar Parlamentit. Pas çdo korrigjimi teknik të propozuar DUHET të aprovohet nga Këshilli Politik për të votuar.

11.Masat shtesë: Këshilli politik do të vazhdojë të diskutojë për të adresuar rekomandimet kryesore të ODIHR në lidhje me: (1) – blerjen e votave; (2) presionin ndaj votuesve dhe administratës publike; (3) keqpërdorimin dhe abuzimin e burimeve të administratës, shtetërore dhe financiare; (4) përplasjet me grupet kriminale; (5) lirinë e votës dhe fshehtësia; dhe (6) manipulimin dhe falsifikimin e rezultateve zgjedhore. Mungesa e progresit në këto propozime NUK do të parandalojë ose vonojë marrëveshjen.

12.Hyrja në fuqi; Pikat 1, 2, 3, 7, 8, 9, 10, dhe 11 më lart dhe dy Shënimet më poshtë hyjnë në fuqi për zgjedhjet e ardhshme (parlamentare dhe lokale). Pikat 4, 5 dhe 6 më lart hyjnë në fuqi pas zgjedhjeve të ardhshme (parlamentare dhe lokale).

Shënimet:

Propozimi për qeverinë kujdestare dhe shefin e përkohshëm të Policisë nuk do të jetë kusht për arritjen e marrëveshjes së mësipërme.

Nuk pati konsensus mbi ndryshimin e sistemit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here