Google search engine
Home Lifestyle Rrezikoi të mbytej/ Reagon Vittorio Sgarbi: Dola më i fortë se më...

Rrezikoi të mbytej/ Reagon Vittorio Sgarbi: Dola më i fortë se më parë, një pagëzim shqiptar

0
335

Personaliteti i madh italian Vittorio Sgarbi i cili ka ardhur për të vizituar në Shqipërinë, u përball me një incidentë që mund t’i kishte marrë jetën.

Kritiku italian i artit dhe politikan, ka qenë duke notuar në Palasë, por dallgët e mëdha ia kanë vështirësuar notimin duke bërë që të rrezikojë edhe të mbytet.

Sgarbi u zhduk papritur në det për shkak të dallgëve, por më pas u shfaq përsëri, duke u përpjekur për të dalë në breg.  Ka qenë vajza e tij, Alba dhe një roje shpëtimi nga vendpushimi, të cilët e ndihmuan që të dilte nga deti.

Pas këtij incidenti ka reaguar menjëherë italiani i njohur. Lajmin e dha kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli i cili publikoi një video ndërsa udhëtonte me makinë me Sgarbin.

“Gëzon shëndet të plotë. Sapo kemi vizituar Butrintin, Sarandën, Gjirokastrën dhe sapo mbaruam vizitën tonë në Tepelenë dhe po shkojmë drejt Beratit,”- tha Leli.

Ndërsa publicisti italian u shpreh se doli më i fortë se kurrë nga uji dhe e konsideroi një pagëzim shqiptar.

“Dola më i fortë se më parë. Asgjë serioze dhe vajza ime më ndihmoi të dilja nga uji. Ishte një pagëzim shqiptar,”- theksoj Sgarbi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here