“I rreh mileti dhe vijnë më kapin mua”/ Stresi përfundon sërish në polici

0
353

Mato Lale, një nga reperat më të rinj në vendin tonë, u përfshi në një sherr të dhenshëm me mikun e tij para dy ditësh dhe për pasojë u plagosën rëndë.

Pas sherrit, denoncuan reperin e njohur Stresi, së bashku me shokët e tij, pasi sipas tyre kanë qenë pikërisht këta “bad boys” që i kanë rrahur.

Reperi Stresi e bëri publike këtë histori në një video duke thënë se sapo kishte dalë nga komisariati dhe ka sqaruar se në fakt as ai dhe as shokët e tij nuk kanë aspak lidhje me sherrin në fjalë.

Ai ka shtuar se “bad boys” nuk janë vetëm ata në Shqipëri dhe se ata nuk janë bandë e rrezikshme, por bandë shokësh.

“Sa dola nga komisariati. Po presim çunat e tjerë. Paskan bërë denoncime për ne. Me bo denoncim fantazëm nuk kam parë. Nuk e ka fajin as komisariati, por e kanë fajin njerëzit. I rreh mileti dhe vjen më kapin mua. I kanë rrahur keq këta që quhen repera, që unë 12 vjet si kam njohur në rep, e tani duhet të vijnë tek unë, tek lagjia e Arkimendit”, është shprehur Stresi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here