Vetingu ndez motorët, 4 gjyqtare në seancë dëgjimore, nga emri që futi në burg Spiro Kserën, te anëtarja e SPAK

0
289
Lulzim Hamitaj, Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko, gjate nje seance te Komisionit te Pavarur te Kualifikimit, KPK, i cili ka nisur sot seancen degjimore me Rovena Gashi, prokurore ne Prokurine e Pergjithshme. Gashi e cila po kalon ne procesin e rivleresimit kalimtar, i njohur ndryshe si procesi i vettingut, i cili do te hetoje pasurite e saj nuk eshte paraqitur ne seance. /r/n/r/nLulzim Hamitaj, Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko, during a hearing session of the Independent Qualification Commission, IQC with the Prosecutor at the General Prosecutor's Office Rovena Gashi.

Komisionet e rivlerësimit do ndezin motorët gjatë muajit qershor. Prej më shumë se 3 muaj, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit pezulluan seancat dëgjimore për gjyqtarët dhe prokurorët për shkak të masave për të parandaluar përhapjen e pandemisë globale Covid-19. Por tashmë, në bazë të protokollit të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë, KPK dhe KPA do u rikthehen seancave dëgjimore për njerëzit e drejtësisë. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, KPK bën me dije se në datën 3 qershor do të dalë para komisionit gjyqtarja e Apelit Tiranë Shpresa Beçaj, për t’u njohur me rezultatet e verifikimit ndaj saj për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Çështja e Beçajt po shqyrtohet nga trupi gjykues i përbërë nga Suela Zhegu, Roland Ilia dhe Lulzim Hamitaj. Procesi i vetingut për gjyqtaren e Apelit ka nisur që në 15 janar 2019, por ky proces ka zgjatur deri tani për shkak të pezullimit të seancave dëgjimore. Shpresa Beçaj është një emër i njohur për publikun, pasi ajo ka qenë pjesë e trupës gjykuese që shqyrtoi dhe mbylli hetimet për kreun demokrat Lulzim Basha, i cili u akuzua për lobimet ruse. “Subjekti: Znj. Shpresa Beçaj, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0. Trupa Gjykuese: Suela Zhegu, Roland Ilia, Lulzim Hamitaj”, thuhet në njoftimin e KPK. Ndërsa dy ditë më pas, në datën 5 qershor para treshes gjykuese të KPK Olsi Komici, Xhensila Pine dhe Brunilda Bekteshi do të dalë gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë Bernina Kondi. “Subjekti: Znj. Bernina Kondi, gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0. Trupa Gjykuese: Olsi Komici, Xhensila Pine, Brunilda Bekteshi”, thuhet në njoftimin e KPK.

Ja emrat e tjerë

Por gjatë qershorit do të dalin para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit edhe dy gjyqtare të tjera, Edlira Petri dhe Etleva Deda. Kjo e fundit do të dalë para treshes gjykuese Roland Ilia, Valbona Sanxhaktari dhe Genta Bungo në datën 10 qershor. Etleva Deda është anëtare e Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, e cila do të hetohet për 3 kritere, atë të pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësi profesionale. “Subjekti: Znj. Etleva Deda, gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0. Trupa Gjykuese: Roland Ilia, Valbona Sanxhaktari, Genta Tafa (Bungo)”, thuhet në njoftimin e KPK. Ndërsa një ditë më pas, në datën 11 qershor do të dalë para KPK gjyqtarja e Apelit Edlira Petri. Kjo e fundit është një emër i njohur për publikun, pasi ka qenë gjyqtarja që futi në burg ish-ministrin e Punëve Sociale në kabinetin “Berisha” Spiro Ksera. Ish-ministri Ksera u akuzua për shpërdorim detyre. Mbi Kserën rëndon akuza e korrupsionit dhe abuzimeve me tenderat në një vlerë prej rreth 306 milionë lekësh (të vjetra), pasi sipas prokurorisë ai ka kryer një sërë aktivitetesh fiktive në vitin 2013. “Subjekti: Znj. Edlira Petri, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0. Trupa Gjykuese: Roland Ilia, Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari”, thuhet në njoftimin e KPK.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here