Bëri bujë në media/ Merr vendimin e papritur Kryemyftiu që tërhoqi 1 mln euro nga Bashkësia Islame dhe u martua me një grua 50 vite më të re

0
296

Jep dorëheqjen nga posti i Kryemyftiut te Bashkësisë Islame të Maqedonisë së Veriut Sylejman Rexhepi. Përmes një komunikate drejtuar besimtarëve myslimanë, ish kreu i BFI-së Sulejman Rexhepi bën të ditur se dorëhiqet nga kreu i BFI-së, post të cilin e mbajti për një kohë të gjatë.

Në dorëheqjen e tij Rexhepi thekson se gjatë gjithë kohës sa ka qenë në krye të BFI ka punuar në ngritjen e arsimit të brezave të rinj dhe se për gjithë punën i përgjegjshëm ndihet para Zotit dhe ligjeve.

Disa veprime të fundit të Rexhepit kishin shkaktuar reagime të shumta në opinion, mes tyre dhe martesa e tij me një gru 50 vite më te re në moshë. Kurorëzimi i tyre u bë një ditë para festës së Fiter Bajramit dhe sipas mediave maqedonase kjo është martesa e dytë për të. Katër vite më parë gruaja e Sylejmanit ka ndërruar jetë. Disa media maqedonase përfshirë edhe ‘News33’ shkruajten se kryemyftiu në datën 9 maj kishte tërhequr më shumë se 1 milion euro cash nga Bashkësia Islame e Maqedonisë së Veriut, përmes ‘Shparkase Bank’. Ai nuk kishte dhënë asnjë arsyetim ku do shkonin këto para dhe pse ishin tërhequr.

Në letren e tij Rexhepi shkruan:  Kohëve të fundit në opinion qarkulluan një sërë dezinformatash dhe u zhvillua një fushatë të cilën unë e vlerësoj jocivilizuese që kishin të bëjnë më personalitetin tim e qe hodhën hije mbi aktivitetin dhe angazhimin tim në krye të BFI në RMV. Si prijës fetar dhe njeri, jam thellësisht i prekur nga kjo fushatë denigruese por ne asnjë çast nuk e kam
kontestuar të drejtën e askujt të shpreh mendimin dhe opinionin e vetë duke u mbështetur në faktin se Gjykatësi i vetëm dhe përfundimtar i veprave dhe veprimeve të çdo njeriu është dhe do të mbetet vetëm Allahu Fuqiplotë.

Bëri bujë në media/ Merr vendimin e papritur Kryemyftiu që

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here