Artistët e TOB në operën “La Boheme”, ngjarjet në vepër nisin në fundin e shekullit XIX në Paris

0
369

Opera “La Boheme” ishte zgjedhja e Teatrit të Operës dhe Baletit, në sezonin artistik që po vijon online këtë kohë. “La Boheme” nga Giacomo Puccini dhe libret të Giuseppe Giacosa e Luigi Illica, ishte pjesë e sezonit artistik më parë me regji nga Ada Gurra dhe interpretimin në skenë të artistëve të njohur dhe të rinj. Vepra, e cila ishte produksioni i parë operistik për sezonin janar-qershor 2019, sipas Teatrit të Operës dhe Baletit shënoi kulmin e angazhimit të krijuesve dhe artistëve të rinj në një produksion, ku bëhen bashkë me solistët dhe këngëtarët e ftuar me famë ndërkombëtare. “Opera “La Boheme” produksioni i plotë i Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, që shënoi kulmin e angazhimit të artistëve të rinj në tre vitet e fundit, e ardhmja e skenës operistike shqiptare”, shprehet teatri, që solli së fundmi online në Facebook veprën operistike. Orkestra e TOB u dirigjua në katër netët e shfaqjes nga dirigjenti italian Lorenzo Tazzieri, ku kostumografia e veprës është realizuar nga kostumografi Ardi Asllani. Ngjarjet e veprës nisin në fundin e shekullit XIX në Paris, katër shokë jetojnë së bashku në një papafingo. Rodolfo dhe Marcello qëndrojnë në shtëpi duke punuar dhe vjen njëri nga të rinjtë, muzikanti Schaunard, i cili ka fituar para dhe ata vendosin për të ngrënë në një restorant aty pranë. Poeti Rodolfo nuk i shoqëron, sepse duhet të mbarojë shkrimin e tij, por ndërpritet nga Mimi, një rrobaqepëse e cila ishte fqinjë me të. Ato tërhiqen nga njëri- tjetri me shikim të parë dhe bashkë drejtohen për në restorant, ku po i presin miqtë e tij. Marcello, shoku i Rodolfos po flirtonte me ish- të dashurën e tij Musetta, e cila detyron shoqëruesin e saj të paguaj faturën për të gjithë. Më vonë Musetta dhe Marcello jetojnë bashkë, si Mimi dhe Rodolfo, kjo e fundit vuan nga tuberkulozi dhe do të ndahet nga Rodolfo, sepse ai mendon që nuk ka mundësi ta ndihmojë të shërohet. Musetta ndahet nga Marcello dhe katër shokët rikthehen në jetën e tyre në papafingo. Ata vizitohen nga Musetta, e cila ka shoqëruar Miminë. Mimi dhe pse tani jeton e pasur, kur ndjen se vdekja po i afrohet, shkon drejt dashurisë së saj të vetme, Rodolfos. Ajo dëshiron të vdesë në krahët e tij, e rrethuar nga miqtë e saj të vërtetë. Musetta, Marcello, Schaunard dhe Colline bashkohen në një përqafim të fundit, ndërkohë që Rodolfo qan mbi trupin e pa jetë të Mimisë.

Opera e rrymës së verizmit

“La Boheme” është një opera me katër akte (të quajtura edhe kuadro) e Xhiakomo Puçinit (Giacomo Puccini), me libret të Xhiuzepe Xhiakoza (Giuseppe Giacosa) dhe Luixhi Ilika (Luigi Illica) e shkruar në vitin 1896. Kjo opera i takon rrymës së verizmit (të vërtetës), mbetet një nga operat më të suksesshme dhe nga më populloret dhe vazhdon të luhet në të gjithë teatrot prestigjiozë të operës në botë. Premiera botërore e “La Boheme” u shfaq në Torino më datë 1 shkurt 1896 tek teatri Rexhio, drejtuar nga 29-vjeçari Arturo Toskanini (Arturo Toscanini). Që atëherë, “La Boheme” është bërë pjesë e repertorit standard italian dhe është një nga operat më shpesh të shfaqura në gjithë botën. Puccini shkruajti pjesë orkestrale të quajtura “Kaprico Simfonike”, si një përbërje e Konservatorit të Milanos. Mësuesit e Puçinit, Ponchielli dhe Bazzini ishin impresionuar nga puna dhe u performua si studenti i koncertit në shkollën e muzikës në 14 korrik 1883, drejtuar nga Franco Faccio. Puna e Puçinit ishte e shqyrtuar në mënyrë të favorshme në botimin milanez Perseveranza, dhe ndërkohë Puçini filloi të ndërtonte reputacionin e një kompozitori të ri të rrethit të muzikës milaneze.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here