‘Portokallia’ braktis papritur ‘Top Channel’, i gjithë stafi zhvendoset tek një tjetër televizion konkurrent (DETAJE)

0
110

Ditën e sotme po qarkullon me shpejtësi lajmi se një nga programet më të ndjekura të humorit, emri i të cilit është lidhur ngushtë për 17 vite me Top Channel, nuk do të transmetohet më në këtë televizion.

“Juda.al”, portali i Julian Dedës, aktori i spektaklit konkurrent “Klanifornia”, shkruan se aktorët e “Portokallisë” janë ofruar te televizione të tjera, për të nisur një tjetër program, që thuhet se mund të mbajë emrin ‘Mandarina’.

Burime të “Xing.al” e konfirmuan këtë lajm. Regjisori i “Portokallisë” Altin Basha është parë dje në studiot e Abc News. Të njëjtat burime kanë thënë se kontrata është firmosur.

Leave a Reply