Google search engine
Home Sport Rikthehet Bundesliga/ Angela Merkel do të zyrtarizojë vendimin

Rikthehet Bundesliga/ Angela Merkel do të zyrtarizojë vendimin

0
352

Bundesliga “djeg” etapat dhe kundër çdo parashikimi pritet të zbresë në fushën e lojës që në datën 15 maj. E sigurt për këtë është agjensia “Reuters”, që citon burime të ndryshme të politikës gjermane. Duke qëndruar në atë që raporton agjensia e lajmeve se përpara mbledhjes së nesërme, pas të cilës kancelarja Angela Merkel do të zyrtyarizojë vendimin, autoritetet qeveritare dhe Liga e kanë gjetur marrëveshjen. Skuadrat e Bundesligës stërviten që nga data 6 prill, megjithëse jo në një grup të vetëm. Gjatë këtyre ditëve po zhvillohet edhe faza e dytë e tamponëve për gjithë futbollistët dhe stafet teknike sipas protokollit sanitar të miratuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here