Ndahet nga jeta kantautori i njohur fitues i Grammy, John Prine, i cili la gjurmë në SHBA, muzikanti humbi jetën në moshën 73 vjeçare pasi ishte prekur nga koronavirusi.
Prine ka qenë në spital që nga 26 marsi me simptoma Covid-19 dhe ishte në kujdes intensiv për 13 ditë derisa ndërroi jetë dje.
Vdekjen e kantautorit të njohur e konfirmoi familja e tij për New York Times.
Prine, i famshme për këngën “Angel From Montgomery”, që u bë hit i vitit 1971, është një interpretues jashtëzakonisht i respektuar i cili shpesh citohet si një nga kantautorët më të mirë dhe më me ndikim të brezit të tij.









































