KPK zbardh vendimin, mosjustifikimi i pasurisë fundosi gjyqtaren e Sarandës, ja zbulimet e komisionerëve

0
390
Lulzim Hamitaj, Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko, gjate nje seance te Komisionit te Pavarur te Kualifikimit, KPK, i cili ka nisur sot seancen degjimore me Rovena Gashi, prokurore ne Prokurine e Pergjithshme. Gashi e cila po kalon ne procesin e rivleresimit kalimtar, i njohur ndryshe si procesi i vettingut, i cili do te hetoje pasurite e saj nuk eshte paraqitur ne seance. /r/n/r/nLulzim Hamitaj, Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko, during a hearing session of the Independent Qualification Commission, IQC with the Prosecutor at the General Prosecutor's Office Rovena Gashi.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zbardhur vendimin ndaj gjyqtares së Sarandës Nevrie Duka. Trupa gjykuese e kryesuar nga Suela Zhegu me relatore Genta Tafa (Bungo) dhe anëtarë Olsi Komicin kanë shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Sarandës. Sipas vendimit në përfundim të procesit të rivlerësimit të subjektit Nevrie Duka (Halo) për kriterin e pasurisë, Komisioni vlerësoi se gjyqtarja kishte kryer deklarime të pasakta, të paplota dhe të pamjaftueshme të pasurisë së saj dhe personave të lidhur me të. Komisioni i rivlerësimit thotë se subjekti ka kryer deklarime të rreme. Sipas këtij vendimi gjyqtarja nuk i ka justifikuar me burime të ligjshëm blerjen e pasurive të luajtshme apo të paluajtshme nga ana e saj apo e personave të lidhur me të.

Sipas vendimit një apartament i blerë në Selitë për 45 mijë euro dhe regjistruar në emër të vajzës së mitur ishte paguar me paratë e fituara nga shitja e një trualli prej 400 metrash të blerë nga Bashkia e Sarandës për 288 mijë lekë në vitin 2000, me qëllim investimi. Trualli ishte shitur 8 vjet më vonë për 70 mijë euro, “rreth 30 herë më shtrenjtë Për këtë shitje nuk ishte paguar asnjë detyrim tatimor dhe se kishte dyshime që procesi i shitjes të ishte fiktiv, ndërsa subjekti nuk kishte përmbushur investimin dhe arsyet me të cilin e kishte blerë truallin nga bashkia. Nga dokumentet rezultonte që gjyqtarja me blerësin kishin një kontratë sipërmarrjeje, ndërsa edhe pse pretendohej i nisur në vitin 2008, procesi i shitjes kishte përfunduar në vitin 2016.

Gjithashtu në vendim konstatohen një mori problemesh me pasurinë e bashkëshortit të gjyqtares. Nga hetimet e kryera nga komisioni i rivlerësimit 22 milionë lekë të ardhura të bëra prej tij nga hapjet e gropave për ndërtimin e pallateve, për të cilat nuk ishin paguar tatimet, u cilësuan të paligjshme nga KPK. Referuar vendimit dy makina të blera më lirë dhe të shitura më shtrenjtë nga bashkëshorti ishin në fakt veprime fiktive për të justifikuar të ardhurat, ndërsa të paktën për një makinë që nuk ishte transferuar pronësia nga blerësi u vu në dyshim e gjithë shitja te nipi i tij. Ndërkohë, dy kompanitë me të cilat kishte punuar bashkëshorti i Dukës kishin pasur çështje me gjyqtaren, duke hedhur dyshime për konflikt interesi. Gjyqtarja vetë nuk iu referua këtyre gjetjeve. Ajo po ashtu nuk foli për analizën financiare dhe problemet, pasi tha janë teknike dhe se për këtë kishte depozituar një raport nga një financier. Në këto rrethana, Komisioni krijoi bindjen se subjekti i rivlerësimit ka kryer deklarime të pamjaftueshme për kriterin e pasurisë, duke vendosur shkarkimin nga detyra të gjyqtares Nevrie Duka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here