Google search engine
Home Politike Rama nxjerr shifrat e frikshme të Shqipërisë nëse nuk do të ishin...

Rama nxjerr shifrat e frikshme të Shqipërisë nëse nuk do të ishin marrë masa për parandalimin e virusit: Do të kishin vdekur deri tani…

0
325

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar skenarin e rëndë të Shqipërisë nëse nuk do të ishin marrë masa për parandalimin e virusit.

Rama tha se nga projeksionet që kanë nxjerrë ekspertët , deri tani do të kishim 286 të vdekur.

“Nëse nuk do të kishim reaguar menjëherë duke marrë masat e forta, deri tani do të kishim 286 të vdekur. Do të kishim sot 3008 të infektuar. Me projeksionin mesatar do të kishim 600 të infektuar. Sot jemi vetëm 377, dhe ky është rezultati i mirë. Do të kishim më shumë të vdekur, por matja adekuate është ajo me 1 milionë banorë. Të vdekurit janë jetë njerëzish jo numra. Na dhembin. Të shëruarit po ashtu. Nëse ecim kështu, luftën do e bëjmë kryelartë. Ju falenderoj të gjithëve”, tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here