Kryeministri Edi Rama bën me dije se probleme me emigrantët në kufij ka vetëm në Kakavijë në kufi me Greqinë duke thënë se aty janë 19 makina.
Më tej Rama shprehet se ata që presin në Kapshticë të hyjnë në Shqipëri janë rezidentë në Greqi dhe nuk kanë asnjë urgjencë për të hyrë në Shqipëri përveç se të takojnë familjet e tyre.
”Bilanci që edhe javën pas kësaj dhe me një optimizëm inkuajues duhet parë që ecuria është pozitive, falë jush. Falë 99 e më shumë që po bëjnë më të mirë.
0.5,0.5,0.3% e të pabindurve apo të papërgjegjshmëve që nuk duan të mirëkuptojnë. Vërtet janë shumë pak por mbeten sidoqoftë mbeten minë me sahat që duhet ta adresojmë me patjetër. Ndërkohë që ka shumë halle dhe probleme speicifike, çështje që shumë njerëz përballen. Më besoni që po merremi me të gjitha. Së pari më lejoni të prek një çështje që keni bërë shumë pyetje.
Çështjen e kufijve, kuturisen të vijnë. Duke shprehur dhe keqardhje edhe për disa media që transmetojnë live pamje që kanë qenë të 2 apo 3 ditëve”, u shpreh rama.
GGjithashtu kryeministri paralajmëroi masa të reja në 24 orët e ardhshme.
“Ne kemi vendosur që brenda 24 orëve të ardhshme të hyjmë në një proces të ndërmjetëm. Kush do të vijojë me dokumente rezidente të vendeve të tjera s’do të hyjë dot. Të tjerët do të karantinohen në hotele me shpenzimet e tyre. 14 ditë në hotel në dhomë mbyllur do të marrë ushqim me çmim fiks”,-tha Rama.





































