Google search engine
Home Sociale A ka të rikthyer që janë shëruar dhe infektuar përsëri? Përgjigjet Pëllumb...

A ka të rikthyer që janë shëruar dhe infektuar përsëri? Përgjigjet Pëllumb Pipero, doktori tregon muaijn se kur do mbyllet përfundimisht epidemia në vendin tonë

0
378

Koronavirusi në vendin tonë po përhapet me shpejtësi, ku janë shënuar 16 viktima dhe mbi 300 të infektuar. Mjeku Pëllumb Pipero me anë të një deklaratë, u shpre në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan se që nga java e tretë e prillit do të ketë një rënie graduale të numrit rasteve me COVID-19. Ai u shpreh më tej nga fundi i qershorit mund të përfundojë epidemia në vendin tonë.

“Deri tani nuk kemi asnjë të rikthyer që është shëruar nga koronavirusi dhe të jetë infektuar prapë. Nga java e 5-6 fillon e thyen pandemia, nga java e 3-të e prillit, rastet do bien, duke qenë se kurba nuk pati majë të fortë falë masave të qeverisë, zbritja e kurbës duhet të jetë më graduale, do ta kemi pak më të gjatë bishtin e pandemisë. Unë mendoj që në rastin më të mirë nga fundi i qershorit do mbyllet epidemia në vendin tonë. Unë besoj që vera do të shfrytëzohet nga qytetarët ndoshta me një kufizim të vogël për pensionistët”, është  shprehur Pëllumb Pipero.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here