Rama, Meta dhe Basha bëhen bashkë ‘virtualisht’, kryeministri publikon fotot dhe zbulon detajet nga mbledhja e shumëpërfolur

0
291

Ditën e sotme u mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurisë kombëtare e thirrur nga Presidenti Ilir Meta, të cilës iu bashkuan online edhe kryeministri Rama, Lulzim Basha, kreu i SHISH dhe kreu i Policisë së Shtetit. Gjatë kësaj mbledhje u diskutua për situatën e krijuar në vend pas prekjes nga koronavirus.

Ndërkohë kryeministri Rama, pas përfundimit të mbledhjes ka publikuar në rrjetet sociale disa foto gjatë diskutimit online të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Në foto duket komunikimi mes kryeministrit Rama, liderit opozitar Lulzim Basha, Presidentit Ilir Meta apo dhe ministrave të Brendshëm, Drejtësisë, Infrastrukturës dhe Energjisë apo dhe kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi.

Mesa duket COVID-19 i bëri bashkë liderët e politikës shqiptare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here