Koronavirusi/ Greqia shënon një bilanc të ri të epidemisë, rritet numri i viktimave dhe i të prekurve

0
332

“Nuk është pushim”! Me këtë frazë e nisi fjalimin para medieve zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Sotiris Tsiodras. “Janë sjelljet që degradojnë të gjitha përpjekjet dhe rrisin rrezikun e transmetimit dhe përhapjes së sëmundjes në komunitete të vogla lokale”.

Z. Tsiodras u bëri thirrje atyre që gjenden në provincë dhe ishuj që mos të kenë kontakte me njerëz, pasi rrezikohet të sëmuret nga koronavirusi i ri.

S. Tsiodras njoftoi edhe tre vdekje të tjera, duke përfshirë burra të moshuar me sëmundje të rënda themelore, duke rritur numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 9. Dy prej viktimave nga virusi ndërruan jetë në Athinë, ndërsa një tjetër në Kos.

Tsiodras njoftoi 31 raste të reja të konfirmuara, duke e çuar numrin në 495. 90 pacientë janë shtruar në spital, 20 prej tyre janë intubuar, me një moshë mesatare 72 vjeç.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here