Pasi dha urdhër të mbylleshin shkollat, Besa Shahini bën një tjetër njoftim të rëndësishëm

0
356

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini me anë të një statusi në ‘Facebook’ ka këshilluar të gjithë maturantët të punojnë me librat e Maturës Shtetërore gjatë ndërprerjes së procesit mësimor. Shahini ajo ka udhëzuar librat, që janë përmbledhje e testeve dhe skemave të vlerësimit për gjuhën e huaj, matematikën dhe lëndët me zgjedhje për vitet 2011-2019.

Shahini ka postuar edhe disa linke për t’i ardhur në ndihmë maturantëve.

Kujtojmë që ditën e djeshme, ministrja bëri me dije se provimet nuk do të shtyhen, pasi kjo mund të krijojë pengesa tek nxënësit që dëshirojnë të vazhdojnë studimet jashtë vendit.

Statusi i plotë:

Për maturantët:

Gjatë periudhës së ndërprerjes së procesit mësimor, punoni me librat e Maturës Shtetërore, që janë përmbledhje e testeve dhe skemave të vlerësimit për gjuhën e huaj, matematikën dhe lëndët me zgjedhje për vitet 2011-2019.

Këta libra ju vijnë në ndihmë për t’u familjarizuar me natyrën e testeve dhe të pyetjeve që përdoren në këto teste.

Matura Shtetërore, Gjuha Shqipe dhe Letërsia:

Matura Shtetërore 2019, teste dhe skema vlerësimi, gjuhët e huaja, matematika dhe lëndë me zgjedhje:

http://qsha.gov.al/infos/gjuhe_shqipe.pdf

Matura Shtetërore 2019, teste dhe skema vlerësimi, gjuhët e huaja, matematika dhe lëndë me zgjedhje:

http://ëëë.qsha.gov.al/…/matematike_lende_zgjedhje_gjuhe_hu…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here