“Jam top, më ka kapur paniku”, flet nga infektivi 31 vjeçar që rezultoi pozitiv me koronavirus: Kam takuar shumë miq…

0
305

Një nga të infektuarit me koronavirus është edhe një 31 vjeçar i ardhur nga Milano. Ai teksa ndodhet i izoluar tek infektivi, në një lidhje telefonike ekskluzive për Ora Neës shprehet i shqetësuar për situatën.

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi dje se një djalë 31  vjec ng Tirana i cili kishte udhëtuar nga Milano kishte rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit, por ai vetë thotë se asnjë nga mjekët nuk  I ka komunikuar atij rezultatet.

Ai qëndron i izoluar prej së dielës në spitali infektiv

“S’kam asnjë përgjigje.  Unë jam top. Më ka kapur paniku. Jam trembur për familjarët e mi nuk po I bëjnë tamponët. Kam takuar shumë miq dhe shokë, kam frikë për ta”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here